Barazimi i djeshëm që Partizani mori ndaj Kukësit, nuk e ka zbehur optimizmin të lojtarët e kuq që ende besojnë te titulli kampion. Mesfushori Idriz Batha pas ndeshjes së mbrëmshme ka bërë një postim në "Instagram" ku i ka kërkuar falje tifozëve të kuq.
Sipas Bathës, Partizanit nuk i mjaftoi maksimumi në fushën e lojës për të dalë me tre pikë dhe se Kukësi barazoi pa gjuajtur njëherë të vetme në portë. Por sipas tij burrat nuk dorëzohen dhe do luftojnë deri në fund.
Ndërkohë, edhe Arbnor Fejzullahi bëri një postim në Instagram pas barazimit ndaj Kukësit. Ndryshe nga shoku i tij i skuadrës Batha, mbrojtësi kishte postuar një foto nga ndeshja e djeshme ku shkruhej: “Never give up”, që do të thotë: “Kurrë mos u dorëzo”.