Dje, Juventus ka bërë prezantimin e logos së re të klubit, e cila në pamje të parë duket komplet ndryshe nga ajo aktuale. Klubi ka guxuar shumë pasi ka bërë ndryshime të mëdha në dizajnin e logos së re, e cila është marrë në dorë nga agjencia “Interbrand” në Milano.
Pëlqyeshmëria e logos së re do të varet nga ajo se çfarë do të japë klubi Italian në periudhën në vazhdim, për t’i dhënë asaj kuptimin e vërtetë. “Alereffekt.com” i ka bërë një studim në brendësi logos së re për të kuptuar realisht ngjashmërinë që ajo ka me historinë e klubit ndër vite.
Sajti shpjegon, se logoja e re vazhdon të jetë shenjë apo emblem, por ajo nuk është më në formë ovale, por ka ndyshuar në simbol shkronjash, duke ruajtur vetëm mbishkrimin, por me një tipografi të re origjinale, e cila është ekskuzive për kampionët e Italisë.
Monogrami
Duhet të theksohet se duke u larguar nga elementet grafike, Juventus krijon ikonë monogramike me anë të inicialit të emrit, pra ‘J’-së. Trajtimi grafik i saj për nga stili përputhet me atë të disa klubeve te futbollit amerikan, dhe ne përgjithësi të stilit sportiv amerikan. Kjo përshtypje më se shumti vjen nga ‘slab-serif’ forma e tipografisë, por vetëm e shkronjës ‘J’ në monogram e cila është e ndryshme nga J-ja e ‘familjes së fontit’, pasi që tjerat nuk i përkasin në veçanti këtij lloji të tipografisë dhe trajtimi i saj do te ishte një studim ne vete. Serinë e plotë të familjes e lë në vazhdim, të titulluar zemërgjërësisht për përkrahësit e klubi, si ‘JUVENTUS FANS’.
Kthehemi te monogrami. Ne fakt aty dallohen tre J-ja, dy të bardha dhe një e krijuar nga hapësira negative, ku dy J-jat anësh dhe mbishkrimi (JUVENTUS) lartë saj shërbejnë si vija përkufizuese dhe të jashtme (outline). Përkufizimi nuk është i plotë dhe nuk e rrethon J-në e tretë në të gjitha anët, me çka i jep asaj një frymë retro të stilit grafik të 70-80-ave (dizajn trendi i asaj kohe që në mend më be logotipet e ‘Mexico70 dhe Mexico68’). Ky version gjithashtu ekziston në familjen e tipografisë se kostumizuar nën modën “Inline”.
Juventus me këtë qasje ju bashkëngjitet ekipeve tjera në Itali, ku logoja paraqet kombinim të heraldikës me monogram, siç janë logot e klubeve të futbollit të Interit, Livornos, Napolit, Vicenzes, etj. Ajo që padyshim e dallon është qasja minimaliste (zbërthimi në forma esenciale) në interpretimin e këtyre elementeve.
Simetria dhe iluzioni optik
Pjesa më delikate, e cila më vret që nga përballja e parë është mënyra se si ky thjeshtëzim (minmalizëm) i heraldikës dhe dëshira për ta krijuar atë me inicialin ‘J’ e kanë bë shumë të vështirë qëndrimin simetrik apo balancën e logos në tërësi.
Impresioni i parë që nuk mund t’i ikë syrit është iluzioni që heraldika nuk është simetrike dhe ajo peshon në anën e djathtë. Kjo është aq e fuqishme sa që edhe pse nuk e besoja se mund të ishte vërtetë ashtu, më detyroi ta mas.
Ky iluzion vjen nga shkaku se heraldika nuk ka mbushje të bardhe vetëm ne anën e majtë dhe ajo ngel tepër boshe ne krahasim me anën e djathtë, ku grumbullohen më shumë elemente, faktor që rëndon kompozicionin në anën e djathtë. Për ta shmangur këtë iluzion asimetrie nevojitet observim më i gjatë dhe i forcuar.
Arsyeja tjetër e këtij iluzioni të peshimit në të djathë është perceptimi i J-së, që syri ka tendencë dhe është i mësuar të dalloj më lehtë dhe shpejtë se sa formën e emblemës, e cila në rastin e Juventusit nuk është më ovale (invocaion në vete) dhe të cilës i mungon përkufizimi apo ndonjë element baraspeshues ne anën e majtë. Shembulli i parë që kam ilustruar më poshtë, tregon një vije përkufizuese e cila e plotëson formën e heraldikës dhe sado pak balancon iluzionin e asimetrisë. Besoj se diçka ngjajshëm do të jetë edhe aplikimi në fanelat zyrtare.
Ndërsa shembulli tjetër, këtë balancë e arrin me elementin simbolizues te Juves nga logot e mëparshme, i cili pritet ne anën e majtë për te ja dhënë formën e kërkuar. Mirëpo kjo disi e largon nga qëllimi primar logon, që ajo të mbetet vetëm monogram dhe heraldikë minimaliste.
Kjo çështje e ndjeshme ndoshta do të sheh zgjidhjen në aplikimin për stemën në dresë nga sezoni i ardhshëm dhe jam kurioz të shoh se çfarë zgjidhje do t’i epet. Sidoqoftë, pa ‘outline’, pa përmbushje te çfarëdollojshme te anës boshe në të majtë, ajo do të vazhdoj të peshoj në anën e djathtë dhe do të vazhdoj të paraqitet më shumë si J se sa si heraldikë e plotë deri sa syri të na pranoj si normale.
Për se fundi, duhet të përshëndetet ky kërcim i guximshëm në stil, që për qëllim ka edhe tendencën për të qenë lider i trendeve të reja (lojë që Barcelona bënte dekadën e kaluar nëpërmjet inkuadrimit të dresëve inovativë si ato fluroshentë), posaçërisht në këto kushte të rënda të ekzekutimit grafik të idesë, por që për fat të keq nuk është zgjidhja perfekte.