Ruben Loftus-Cheek u transferu gjatë kësaj merkatoje nga skuadra e Chelsea te Milan. Mesfushori anglez do të synojë që të kuqezinjtë të shpërthejë dhe të nxjerrë në pah aftësitë e tij.
Në një intervistë për “Milan Neës”, Loftus-Cheek ka theksuar se është në vendin e duhur dhe kalimi te Milan për të është një sfidë që do i shërbejë shumë për të ardhmen.
“Transferimi në një vend të ri, një gjuhë të re, është gjithmonë një sfidë. Më duhet të them se bashkëlojtarët e mi, veçanërisht ata që flasin mirë anglisht dhe që tashmë i njihja, po më ndihmojnë shumë për të kapërcyer këtë ‘barrierë të parë’. Ndihem shumë mirë, jam në vendin e duhur. Javët e fundit ne kemi mësuar të bëjmë atë që ai kërkon prej nesh, ai dëshiron një futboll shumë agresiv dhe sulmues. Ne duam topin në këmbët tona, kemi cilësitë për të ndërtuar, siç kërkon trajneri, sa më shumë të luajmë, aq më shumë arrijmë të përmirësojmë lëvizjet dhe ndjenjën mes nesh.
Ribashkimi me Pulisic? Pulisic dhe unë vijmë nga i njëjti klub, Chelsea, dhe më duket mirë që mund të jemi sërish bashkë. Jemi të uritur, kemi mundësinë të luajmë në një vend të ri dhe për një klub shumë të rëndësishëm. Shpresojmë se mund ta shfrytëzojmë sa më shumë këtë mundësi”, ka theksuar ish-mesfushori i Bluve të Londrës.