
Talenti gjerman i Bayern Leverkusen, Kai Havertz nuk do të transferohet në Angli. Sipas "The Indipendent", sulmuesi ka zgjedhur të qëndrojë në Bundesligë, por do të firmosë për Bayern Munich. Drejtori sportiv i "Aspirinave", Simon Rolfes ka deklaruar se e ardhmja e lojtarit nuk është vendosur, teksa kontrata skadon në verën e 2022.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është angazhuar personalisht për të marrë 20 vjeçarin në "Anfield", mirëpo dëshira e tij është të vijojë në vendlindje, por me Bayern Munich. Lojtari ka shkëlqyer që pas rikthimit nga pandemia, duke shënuar 5 gola në katër takime. Për Havertz interesohen Real Madric, Barcelona, Chelsea dhe Manchester United.
Poll