Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

LISTA/ 10 lojtarët më të paguar në historinë e MLS, Insigne lë pas sulmuesin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
LISTA/ 10 lojtarët më të paguar në historinë e MLS,

Shumë lojtarë legjendarë kanë vazhduar apo përfunduar karrierën e tyre në kampionatin amerikan(MLS) gjatë dy dekadave të fundit. David Beckham ishte një nga emrat e parë të profilit të lartë që kaloi në MLS. Anglezi ishte 32 vjeç kur kaloi nga Real Madrid te LA Galaxy.

Shumë emra të mëdhenj e ndoqën Beckhamin në MLS, duke përfshirë Zlatan Ibrahimovic, Leite Kaka, Steven Gerrard, Ëayne Rooney dhe Andrea Pirlo. Por cilët janë lojtarët më të paguar në historinë e MLS?

Lorenzo Insigne do të bëhet lojtari më i paguar kur t’i bashkohet Toronto FC muajin e ardhshëm dhe paga e tij është larg nga ndjekësit. Në vendin e dytë renditet ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri me pagë 7.25 milionë dollarë në vit, ndërsa pas tyre renditen emra legjendash si Ibrahimovic, Kaka dhe Gerrard.

1. Lorenzo Insigne – 12.42 milionë dollarë në vit
2. Xherdan Shaqiri – 7.35 milionë dollarë në vit
3. Zlatan Ibrahimovic – 7.2 milionë dollarë në vit
4. Kaka – 6.66 milionë dollarë në vit
5. Steven Gerrard – 6.2 milionë dollarë në vit
6. Bastian Schweinsteiger – 6.1 milionë dollarë në vit
7. Javier Hernandez – 6 milionë dollarë në vit
8. Frank Lampard – 6 milionë dollarë në vit
9. Michael Bradley – 6 milionë dollarë në vit
10. Jermain Defoe – 6 milionë dollarë në vit

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga