Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Foto/ "Liri Ballabani" çadër turpi; KS Burreli lindi nga zoti, politika po e shkatërron

Shkruar nga NEWSPORT

Pas asaj që ndodhi në takimin mes Burrelit dhe Kamzës, ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Parë, pati reagime negative nga tifozeria dhe jo vetëm.

U përfol se ndeshja u shit dhe se Kryetari i Bashkisë së Burrelit i ka kërkuar lojtarëve dhe drejtuesve te klubit që të hapin portën.

Reagim të menjëhershëm ka pasur dhe nga ish shefi i Burrelit, Kastriot Rama, shkrim të cilin mund ta lexoni këtu

Por edhe në profilin zyrtar të KS Burrelit përmes një shkrimi administratorët nxjerrin mllefin e tyre.

 

"Çfare u luajt sot ne "Liri Ballabani" ?? Teater , Politike apo Futboll????

Me vjen shume keq qe stadiumi legjendar me nje emer legjendar " LIRI BALLABANI" eshte kthyer ne nje çader turpi mes 2 bashkive Mat dhe Kamez . Me vjen shume keq edhe per ato lojtar qe ne fund benin sikur jane merzitur dhe nuk mund ta besonin qe e humben kete ndeshje .

Me vjen keq per ato lojtar qe me vetedie te plote arrijne te lejojne Kamzen te shenoje nje dygolesh qesharak . Por per nje gje me vjen mire , qe lojtaret tane dine te trukojne ndeshjen me mire se lojtaret e Superliges . Nuk ka FSHF ,FEDERBET qe ti kuptoje ato , aq profesionale sa jane treguar sot . Por do te thoni ju pse jane treguar kaq profesionale keta lojtare ??

Cfare i ka bere keta lojtare qe te hedhin menjane ndergjegjjen e tyre dhe te shesin ndeshjen ndaj Kamzes?? Kryegari i Bashkise Burrel ose me sakte , rojet e tij futen ne dhomat e zhveshjes dhe ju bejne presion lojtareve te Burrelit qe ose do te lini ndeshjen ose nuk dilni nga stadiumi .

LOLOT e kryetarit tone pervec se ju bejne presion lojtareve kane shkuar edhe ne ofendime ndaj lojtareve jabanxhi te Burrelit . KS Burreli lindi nga zoti , mori emer nga Bashkim Mata ,Edison Muça ,Liri Ballabani , Fatmir Rama , Dali Farruku , Shefki Çupi , Gani Ahmeti , Kastriot Lleshi, Ferit Hysa , Sinan Bardhi ,Marko Pelinxhi , Lul Buzhiqi ,Ben Bici etj etj etj dhe po vdes nga politikanet ."

saedfgsadfas

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga