Ligue 1 luan sot ndeshjet e fundit të javës së 38-të. Paris Saint Germanin ka arritur të fitojë titullin kampion javën e klauar pas barazmit me Strasbourg me shifrat 1-1. Sot parizenët do të zhvillojnë ndeshjen e lamtumirës për disa yjet e tyre ndaj Clermont.
Messi dhe Ramos pritet të luajnë ndeshjen e tyre të fundit në “Parc de Prince”, kua pas ngritjes së trofeut në qiell ata do të largohen nga Franca. Për kampionin e Botës pritet të mësojmë në ditët në vijim për të ardhmen e tij ndërsa Ramos ende nuk ka konfirmuar asgjë.
Nga ana tjetër Moanco do të shpresojë tek hapat fals të Lille dhe Rennes për të arritur një vend në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.
Të gjitha ndeshjet:
[caption id="attachment_695229" align="alignnone" width="520"] Ligue 1[/caption]