
Në vazhdim të emisionit "I Ftuari" presidenti i FSHF-së Armand Duka foli dhe për aplikimin e një kompeticioni europian të futbollit në stadiumin e ri "Arena Kombëtare", ligjin e ndalimit të aktiviteteve të basteve dhe procesin gjyqësor me qeverinë shqiptare për rimbursimin e FSHF-së në lidhje me financimin e projektit për ndërtimin e "Arenës Kombëtare".
"Aktivitetet ndërkombëtare të futbollit në 'Arenën Kombëtare'? Kemi aplikuar për zhvillimin e kampionatit europian U19. Nuk plotëson kriteret për një finale Champions League.
Vendimi i qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit? Mendoj se në Shqipëri ccdo njeri vendos baste. Kanë vendosur dhe në kohën e Enverit. Përkrah vendimin e qeverisë. Ishin bërë aq shumë sa dukej se po u jepnim edukim të keq fëmijëve. Por kjo (ligji) nuk i ndalon lojërat e fatit. U masivizua shumë.
Financimi i qeverisë shqiptare për zhvillimin e sportve? Qeveria jep 0 lekë për federatën dhe klubet për futbollin. Buxhetet janë shumë modeste në Shqipërinë për të gjitha sportet.
Kemi pasur dashamirësi maksimale. Stadiumi ka 0 financine nga qeveria Shqiptare. Parashikohet financimi i stadiumit i FSHF nëpërmjet donatorëve. U parashikua një buxhet. Ne duhet të rimbursoshemi. Ne kemi paguar për stadiumin. Kryeministri s'është specialist. Ia ka lënë Ministrisë së Financave. Ndihma e qeverisë është vetëm te caktimi i truallit për ndërtimin e stadiumit", përfundoi Duka.