
Nicolo Barella duket se do të largohet nga Interi gjaatë merkatos së verës. Për yllin e zikaltërve ka interesime nga disa skuadra të Premier League.
Dita e shtunë do të jetë vendimtare për të pasi ekipet angleze do të kenë mundësinë ta shikojnë në finalen e Champions ndaj Manchester Cityt, që do të zhvillohet në Stamboll duke nisur që nga ora 21:00.
Sipas “SportMediaset”, Liverpooli ka qenë i lidhur me superyllin italian prej kohësh, ndërkohë interes ka shfaqur tashmë edhe Manchester United.
Barella është gjithashtu i lidhur me Manchester Cityn dhe Neëcastle United, pasi 26-vjeçari po shijon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij.
Në sezonin e fundit, Barella ka zhvilluar 35 ndeshje në Serie A duke shënuar 6 gola dhe 7 asistime, ndërsa ka shënuar edhe tri gola në Ligën e Kampionëve. Çmimi i tij vlerësohet të jetë 70-80 milionë euro.