
Leo Messi është një nga lojtarët më të përfolur të momentit. Ai do të largohet nga Paris Saint Germain dhe dy janë destinacionet e reja të mundshme. Bëhet fjalë për Inter Miami dhe Barcelonën.
Katalanasit e duan me çdo kusht yllin argjentinas që ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Nga ana tjetër klubi amerikan ka gati gjithçka për të. Në mënyrë që transferimi i tij të mos zvarritet, me gjasë Messi do të zgjedhë Inter Miami.
Siç raporton “Sport”, argjentinasit i është bërë oferta prej 50 milionë eurosh në sezon si dhe një kontratë 4-vjeçare. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë me yllin argjentinas që është në qendër të vëmendjes.
Poll