
Pas shpalljes kampionë të Anglisë, lojtarët e Leicester City-t janë më të kërkuarit në treg, ndërsa ata duhet që t'i mbanin tre xhevahiret e tyre. Nëse Jamie Vardy vendosi të qëndrojë në "King Power Stadium", Riyad Mahrez është duke ndjekur N'Golo Kante.
Kante u largua te Chelsea në "Stamford Bridge" për një shumë prej 30 milion paund pas përfundimit të kampionatit Europian. Vardy në anën tjetër refuzoi që të shkojë te Arsenal, duke respektuar Leicester deri në përfundim të kontratës.
Tashmë duket se Aresene Wenger do të marrë në skuadrën e tij Riyad Mahrez për të organizuar skuadrën e tij për t'u shpallur kampion në Premier League. Sipas raporteve, algjeriani do të transferohet te "Topçinjtë" për 50 milionë euro.