Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Legjenda e Real Madrid ulet në stol, merr drejtimin e ekipit të njohur spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e Real Madrid ulet në stol, merr drejtimin e ekipit të njohur

Është bërë e udhës tashmë që pasi "legjendat" tërhiqen nga futbolli i luajtur, i drejtohen trajningut si një punë e sigurt për ta. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Jose Maria Gutierres ose i njohur gjerësisht si Guti, merr drejtimin e Almeria në Ligën e dytë spanjolle. Ish mesfushori që ka luajtur për shumë vite me "Galaktikët" e Real, ka pranuar ofertën e drejtuesve të Almeria për të drejtuar ekipin.

Menjëherë pasi kanë zyrtarizuar shkarkimin e Pedro Emanuel, drejtuesit e Almeria nuk kanë vonuar të prezantojnë si trajner ish numrin 14 të Real-it. 43 vjeçari do e ketë përvojën e parë si "koka" e stolit, pasi në të shkuarën ka qenë pjesë e stafit të Senol Gunesh te Beshiktash në Turqi. Guti ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me grupin, në përgatitje të ndeshjes së fundjavës ndaj Real Zaragoza. Almeria pozicionohet në vendin e dytë, me 24 pikë pas 14 javëve të luajtura.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga