Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Legjenda e Brazilit drejt altarit për herë të katërt, Ronaldo do të martohet me modelen 14 vite më të re (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Legjenda e futbollit, Ronaldo do të martohet për herë të katërt në moshën 46-vjeçare, pasi i propozoi të dashurës së tij, modele gjatë pushimeve në Karaibe. Ka qenë e fejuara e tij, Celina Locks e cila ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se çifti do të shkojë drejt altarit, duke kurorëzuar dashurinë e tyre.

32 vjeçarja Locks, postoi unazën në rrjetet e saj sociale duke  shkruar: “Po. Pranoj.“Të dua përgjithmonë”.

Futbollisti brazilian u martua fillimisht me Milene Domingues në një martesë që zgjati katër vite e cila përfundoi në vitin 2003. Çifti kanë një djalë 22-vjeçar të quajtur Ronald.

Ylli brazilian më pas organizoi një ceremoni martese me modelen Daniella Cicarelli në shkurt 2005 në një kështjellë në Francë. Por martesa nuk kaloi pasi asnjëri prej tyre nuk e kishte finalizuar divorcin nga martesat e mëparshme.

Pasi marrëdhënia e tyre përfundoi, Ronaldo u martua me studenten e inxhinierisë Maria Beatriz Antony. Çifti pati dy vajza, Maria Sofia, 14 vjeç, dhe Maria Alice, 12 vjeç, gjatë lidhjes së tyre shtatëvjeçare.

Ende nuk dihen detaje se ku dhe kur do të bëhet dasma me bukuroshen 14 vite më të re, Celina Locks.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga