
Mesfushori Ledion Muçaj, që gjatë sezonit të shkuar ishte kapiteni i Bylisit në Superiore, tashmë ndodhet mes ofertave. Ai u largua nga mallakastriotët me konsensus, duke prishur marrëveshjen, ndërsa është mes ofertave. Lojtari është kontaktuar nga dy klube të elitës në Shqipëri, ndërsa në Kategorinë e Parë lista e pritjes është e gjatë.
https://www.youtube.com/watch?v=tbVrETDo6Fc
Por, mesfushori 24-vjeçar, i cili në të shkuarën e tij është aktivizuar edhe në Spanjë me Real Saragoza, ndodhet mes ofertave. Klube nga ligat e ulta të futbollit gjerman e kanë kontaktuar futobllistin, por që ky i fundit ka refuzuar disa skuadra, pasi nuk mund të luajë në kategoritë të ulëta. Ambiciet e tij janë të larta, ndaj është duke shqyrtuar oferta që i kanë ardhur nga Liga e Parë në Turqi dhe Superliga dhe Liga e Parë greke. E ardhmja e tij duket se do të jetë sërish jashtë Shqipërisë, duke qenë se bëri një sezon të mirë në Ballsh.