
Los Angeles Lakers nuk kanë ndermend të ndalet. Gjigandët amerikanë kanë siguruar edhe fitoren e 5-të rresht në NBa, teksa këtë herë mposhtën ne transfertë skuadrën e Sacramento Kings. Një duel i luftuar mes dy ekipeve, por Lakers do të siguronte fitoren me 2 pikë diference, 134:136.
Ishte gjermnai, Dennis Schroder që realizoi dy pikët e fundit nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë triumfin skuadrës nga Los Angeles. LeBron James padyshim ka qenë ylli i kësaj mbrëmje, me veteranin amerikan që e mbylli ndeshjen me 37 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime.
Me lojë fantastike te Lakers u dalluan edhe qendra Thomas Bryant që shtoi 29 pikë e 14 kërcime, fundori gjerman Dennis Schroder me 27 pikë si dhe Russell Ëestbrook që shtoi 23 pikë të tjera, por pati edhe 15 asistime. De’Aaron Fox shkëlqeu te vendasit me 34 pikë, nëntë asistime e dy kërcime, por që në fund ishin të pamjaftueshme për të marrë fitore.