
Interi kërkon 90 milion euro dhe një lojtar për Lautaro, ndërkohë oferta e fundit e Barçës ishte 60 milion plus Vidal dhe Semedu.
Barcelona nuk heq dorë nga përpjekja për të blerë sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, i cili ka një klauzolë lëshimi prej 111 milion euro.
Ziklatrit janë gati ta lëshojnë argjentinasin nëse, klubi paguan 90 milion plus një lojtar (diskutohet për Junior Firpo). Ndërsa në negociata e fundit klubi katalanas ofroi 60 milion euro, mesfushorin Arturo Vidal dhe mbrojtësin Nelson Semedo për argjentinasin, por Inter refuzoi, shkruan gazetari Nicolo Skira.
Dihet tashmë, se parimisht Barcelona ka rënë dakord me agjentët e Lautaros për një pagë prej 12 milion eurosh në vit, plus shpërblime. Kompensimi i Lautaro do të jetë vetëm nga 1 deri në 15 korrik dhe Barcelona duhet të paguajë 111 milion euro në një këst.