
Inter fitoi me rezultatin 1-3, ndaj Slavia Prague duke marrë tre pikë të rëndësishme për vazhdimin e garës në Champions League. Një nga lojtarët më të mirë të zikaltërve është pikërisht Lautaro Martinez i cili në çdo ndeshje është vendimtar për fitoret që merr klubi.
Pas ndeshjes Martinez u shfaq i kënaqur në një intervistë për Sky Sport.
"Unë dua të punoj gjithmonë për zikaltërit. Jemi të lumtur dhe gjëja më e rëndësishme është të punojmë për skuadrën. Lukaku është një person i shkëlqyer, çdo ditë ne punojmë për tu përmirësuar në të ardhmen. Barcelona? Nga ndeshja e parë ne jemi rritur më shumë dhe jemi gati të luajmë me të", u shpreh Martinez.
Poll