
Lautaro Martinez është pranë Barcelonës. Siç raportojnë mediet spanjolle argjentinasi i Interit i ka thënë “Po” katalanasve, madje duke zbuluar edhe shifrat e marrëveshjes. Bëhet me dije që sulmuesi zikaltër do të përfitojë plot 10 milionë euro për 4 vite te Barcelona.
Ndërsa në arkat e klubit italian do të derdhen 60 milionë euro + Vidal dhe një tjetër futbollist. Italianët bëjnë të ditur se Joao Cancelo mund të përfundojë tek zikaltërit nëse Semedo i bashkohet Manchester City-it.
Poll