
Shumë u përfol për largimin e tij, por asnjëherë nuk ndodhi. Lautaro ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur për disa prapaskena. Sulmuesi i Interit shprehet se Messi e ka kërkuar atë te Barcelona, por vullneti i tij ka qënë gjithmonë qëndrimi në Milano.
"Është e vërtetë, Messi më kërkoi te Barcelona. Kemi biseduar disa herë kur ishim të angazhuar me Argjentinën.Ai më fliste për situatën në klub, por unë isha gjithmonë i qetë dhe vazhdimisht isha në bisedime me Interin për të gjetur marrëveshje, sepse jam i lumtur këtu" - tha ai.
Poll