
Antonio Conte u largua nga Interi. Trajneri i njohur dhe drejtuesit ndërprenë marrëdhënien, edhe pse ekipi nga Milano arriti të fitonte titullin kampion. Conte ka dhënë një intervistë për mediet, ku shprehet se idetë që Presidenti Zhang dhe ai kanë për futbollin, janë krejtësisht të ndryshme njëra me tjetrën.
"Projekti im me Interin nuk ka ndryshuar asnjëherë që nga dita e parë, por tashmë është e kotë t'i rikthehemi çështjes. E falënderoj presidentin Zhang dhe i uroj shumë fat Simone Inzaghit, i cili është një trajner i aftë dhe ambicioz".
Probleme financiare- "Ata që flasin, harrojnë që unë i mundësoj klubit të fitojë më tepër para sesa më paguan, dhe shifrat e pagave i përcakton merkatoja. Nëse do të mendoja vetëm për paratë, do të qëndroja aty ku isha, duke pranuar edhe kompromise në lidhje me projektin, por e vërteta është që jam gati të qëndroj në shtëpi nëse nuk klubi nuk më bind" - tha ai.