
Ueslli Shnajder do të luajë në 6 shtator kundër Perusë ndeshjen e tij të fundit me fanelën e Kombëtares së Holandës. Ish-mesfushori i Inter dhe Real Madrid do të mbyll kështu aventurën e tij të gjatë me përfaqësuesen, e cila për hir të së vërtetës prej disa vitesh nuk po kalon një moment të mirë, duke qenë shumë larg niveleve historike të skuadrës portokalli.
Për këtë duket se trajneri Ronald Kuman po përgatit një revolucion, që nis pikërisht nga mbyllja e ciklit të një gjenerate, që padiskutim kryesohet nga Shnajder dhe Robben. Në shtator Holanda do të luajë dy ndeshje, miqësoren me Perunë më datë 6 dhe tre ditë më vonë me Francën për Ligën e Kombeve.
[gallery columns="1" size="full" ids="270661"]