
Los Angeles Lakers ka rikthyer epërsinë ndaj Memphis Grizzlies, ku kanë triumfuar në ndeshjen e tretë në Crypto Arena.
Lakers kanë qenë të jashtëzakonshëm që në 15 minutat e para, ku e mbyllën me 26 pikë epërsi 35:9 dhe e administruan mirë rezultatin ku në fund triumfuan 111:101.
Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga vendasit, ku më i dalluari në fitore ishte Anthony Davis me 31 pikë, 17 kërcime, dy asistime e tre bllokada. LeBron James gjithashtu pati paraqitje fantastike me 25 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime. D’Angello Russell me 17 pikë, Rui Hachimura me 16 dhe Reaves që shtoi 13 të tjera.
Te miqtë paraqitje të jashtëzakonshme bëri Ja Morant me 41 pikë, nëntë kërcime e 13 asistime, por që nuk i mjaftuan për fitore. Lakers pas tre ndeshjeve udhëheq në seri 2-1, derisa edhe dueli i katërt zhvillohet në Los Angeles.