Inter i pafat. Achraf Hakimi ka rezultuar pozitiv me Coronavirus. Ka qënë vetë klubi zikaltër që ka njoftuar lajmin, pak orë para super sfidës së Championsit ndaj Gladbah në orën 21.00.
Conte e kishte llogaritur titullar, por tanimë ai duhet të gjejë zëvëndësuesin. Hakimi do karantinohet në mënyrë që të shmangë kontaktet me të tjerë. Mbrojtësi maroken ka bërë një fillim sezoni pozitiv, teksa ka qënë shtylla e ekipit.
Takim i programuar për sot, fillon në orën 21.00.

Poll