Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ Trajneri i LUFTËTARIT i qartë: Ky ekip do lojtarë të tjerë, Shtubina dhe Lika shembuj për ne

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Trajneri i LUFTËTARIT i qartë: Ky ekip do lojtarë

Jorgos Marantas ka folur pas humbjes 2-0 kundër Vllaznisë. Trajneri i Luftëtarit deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Rezultati nuk është fare i mirë për ne. Si thatë edhe ju, pjesën e parë luajtëm shumë mirë. Pjesën e dytë patëm pak emocion për rezultatin. Na ndikoi edhe stresi. Ekipi kundërshtar mori metra. Humbëm tek e tek me Filin. Pësuam gol për shkak të një keqkuptimi.

Na mungon një sulmues, është e padiskutueshme. Që ditën e parë kam provuar katër sulmues që mund të rrijnë para. Duhet të shënosh që të ndryshojë psikologjia e ekipit. Kam thënë shumë herë që skuadra duhet të marrë futbollistë. Si e thatë edhe ju më para, ishte një ndeshje me lojtarë shumë të mirë. Po të marrim futbollistët që na bënë golat, kanë shumë eksperiencë në krahasim me Likën dhe Shtubinën. Lojtarët tanë të marrin shembull nga ta. Ekipi s'mund të rrijë pas.

Diferencat janë shumë të mëdha, sidomos pas kësaj humbje që pësuam sot. Mua s'më mjaftojnë fjalët e mira. Marr përgjegjësinë për të gjitha. Kam thënë që Luftëtari do të mbijetojë. E mira është që ta besojnë të gjithë njerëzit e sportit. Por, duhet të ketë edhe mundësi më të mira. Nuk dua të flas në këto momente, s'është koha. Besoj se jeni të zgjuar dhe e kuptoni.

E dini pse kanë mbetur Fili dhe Rrënja jashtë. Ju mendoni se i lë unë jashtë. Qëpari thashë se jeni të zgjuar, por kjo s'është një pyetje e zgjuar. Unë shkoj mirë me të gjithë lojtarët. Mund të pyesni futbollistët këtu", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga