
Ka përfunduar me fitoren 1-0 të Erzenit, takimi i luajtur në Shijak kundër Kazmës kryesuese të Grupit A në Kategorinë e Parë.
Një gol i shënuar nga Klaudio Hyseni në minutën e 88-të i ka dhenë vendasve tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Superligë.
Ndeshja ka qenë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, madje edhe me tension të lartë, si ai i minutës së 68-të kur Troplini i Erzenit u largua me karton të kuq (në stol) për protesta ndaj gjyqtarit.
Kamza ndalet kështu pas 12 fitoreve radhazi, ndërsa Erzeni nis të shpresojë për një vend në Superligë sezonin e ardshëm.
Skuadra e trajnerit Bledar Devolli ndodhet në vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së Parë me 36 pikë, ndërsa Erzeni është në vendin e 3-të me 25 pikë.
-Goli i shenuar nga Hyseni per Erzenin
https://www.youtube.com/watch?v=BiNyph4pNBw&feature=youtu.be
Momenti i tensionit ne minuten e 68-te, kur ndeshja u nderpre per 2 minuta
https://www.youtube.com/watch?v=7x3ItOLulmo