[caption id="attachment_20041" align="alignleft" width="100%" alt="Lajmi i fundit/ Vjen zyrtarizimi, Korabi rrëmben yllin e sulmit të" style="display:block"] Sebino Plaku[/caption]
Korabi prej javësh ka plotësuar grupin, megjithatë, reparti ofensiv ka qenë problematik, sepse nuk ka pasur shumë alternativa. Por, drejtuesit e kanë ruajtur për në fund surprizën për tifozët dhe stafin teknik. Që nga dita e sotme pjesë e dibranëve është Sebino Plaku, i cili në janar të këtij viti u transferua te Skënderbeu.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, ndërsa futbollisti që ka veshur fanellën e shumë skuadrave në Superiore, tashmë do të luajë për dibranët për një sezon. Ai është dhënë në formë huazimi, teksa procedurat ligjore janë kryer në datën e mbylljes së merkatos, më 31 gusht.