
Futbolli botëror është sot në zi, pasi një lojtar 23-vjeçar ka gjetur vdekjen në Afrikë. Bëhet fjalë për Ntaku Zibakaka, mbrojtësin e majtë të Sagrada Esperancës, i cili është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak. Është klubi afrikan që ka bërë me dije vdekjen e lojtarit përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
"Me dhimbje në zemër, klubi njofton publikun, tifozët rreth vdekjes së papritur të lojtarit tonë Ntaku Zibakaka", thuhet në njoftimin e klubit.
"Angola Press" raporton se futbollisti ishte ndjerë keq gjatë seancës stërvitore në Praina Morena dhe ishte çuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arritur të mbijetojë.
Poll