Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në Shkodër kundër Vllaznisë.
“Klasikja e Shqipërisë” përfundoi 0-0, pavarësisht rasteve që patën ekipet.
Një barazim që e largon më shumë Tiranën nga kreu i renditjes, ndërsa Vllaznia e mbylli me festë së bashku me tifozët, duke qenë se për momentin është brenda objektivave dhe në fund u përshëndet me tifozët që ishin në shkallët e “Loro Boriçit”.