
Laçi-Partizani është përcaktuar të luhet ditën e enjte në orën 14:00, takim i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores. Por kjo sfidë rrezikon të mos zhvillohet si shkak i shirave të rrëmbyeshëm që kanë përmbytur qytetin e Laçit. Nëse intensiteti i tyre nuk do ulet, gjasat janë që takimi të shtyhet për një ditë tjetër. Mësohet se deri më tani janë përmbytur 150 ha sipërfaqe dhe kushtet në fushën e stadiumit kurbinas nuk të ofrojnë komoditetin për të luajtur një ndeshje normale.
Poll