Ditën e hënë Skënderbeu do të presë në shtëpi Tiranën, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të të Superiores. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Rubrika Sportive bën me dije që do të transmetojë pikërisht këtë takim pa pagesë për sportdashësit.
Gara për të marrë 3 pikë në këtë ndeshje do të jetë mjaft e madhe, pasi Skënderbeu do të kërkojë vendin e parë për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion, ndërsa Tirana do patjetër 3 pikë për mbijetesën.
Përballja ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës është përcaktuar të luhet në orën 19:00 në stadiumin "Skënderbeu".
Poll