Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Lajmi i fundit/ Roma i prish festën Juventusit, Spalleti 'ia nxin' Tottit

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Roma i prish festën Juventusit, Spalleti 'ia

Roma fiton me përmbysje kundër Juventusit me shifrat 3-1 në "Olimpico", në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A.

Në fillim shënoi Lemina për Juventusin, por verdhekuqtë përmbysën me golat e realizuar nga De Rossi, El Shaaraëy dhe Nainggolan.

Një fitore që mban ende të hapur garën për titull kampion në Serinë A, ndërsa Juventusit sot kundër Romës i mjaftonte vetëm një barazim për t'u zyrtarizuar fitues i kampionatit.

Tashmë kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit, ndërsa Juventusi mban vendin e parë me 85 pikë, ndjekur nga Roma me 81 pikë dhe Napoli me 80 pikë.

Por, ajo që mërziti jo pak tifozët e Romës dhe vetë Tottin ishte hedhja në fushë e kapitenit në minutën e 92-të.

Trajneri i Romës, Luciano Spalleti vendosi të fuste në lojë në fund, sulmuesin legjendar, i cili pas ndeshjes u largua direkt për në dhomat e zhveshjes, pa festuar si pjesa tjetër e skuadrës.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga