
Xhevahir Sukaj është lojtar i Partizanit. Sulmuesi shkodran ka nisur sot stërvitjen me të kuqtë, një ditë para nisjes në Turqi. Përmes një fotoje shihet qartë që 29-vjeçari po kryen stërvitje të diferencuar, teksa e ka nisur me disa vrapime të lehta rreth fushës.
Në këtë mënyrë, 15 herë kampionët e Shqipërisë bëhen më të frikshëm me ardhjen e shkodranit. Reparti i sulmit përforcohet ndjeshëm, gjithashtu edhe Ekuban do të ndihet më i plotësuar në majën e sulmit. Kujtojmë që faza e tretë nis me 21 janar dhe deri atëherë nuk dihet nëse Sukaj do të jetë i gatshëm, pasi vjen nga një dëmtim në Malajzi.
Poll