
Presidenti i Tiranës, Refik Halili do të jetë i ftuar sot në televizionin “Ora Neës” në emisionin sportiv “Ora Skaner”. Numri 1 i klubit bardheblu pritet të flasë për organizimin e klubit pas largimit të pothuajse gjithë drejtuesve ekzekutivë, por mbi të gjitha për ecurinë e skuadrës, rezultatet dhe problemet me bashkinë.
Një tjetër temë që pritet të diskutohet nga presidenti i Tiranës është edhe ajo e trajnerëve, largimi i Ilir Dajës dhe ardhja e Mirel Josës. Merkatoja dhe strategjia e klubit për afrimet e reja do të jetë një tjetër pikë e bisedës në “Ora Skaner”.
Poll