
Sot, ishte planifikuar të luhej në orën 14:00 ndeshja ndërmjet Kamzës dhe Besëlidhjes e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë. Newsport.al mësoi se ky takim nuk do të zhvillohet pasi policia nuk ka pranuar ta marrë përsipër.
Tashmë tifozët duhej të largoheshin, por ata janë ende në stadium pasi po presin që të dalin në fushë lojtarët dhe arbitrat e ndeshjes.
Por, ata nuk pranojnë të zbresin në fushë pa praninë e uniformave blu. Zhvillime të reja priten në minutat e ardhshme në lidhje me këtë ndeshje që do të jetë përcaktuese për ekipin e parë që do të ngjitet në Superiore.
Kujtojmë që Kamza ndodhet në vendin e parë me pikë të barabarta me Besëlidhjen e vendit të dytë.
Poll