Ka përfunduar pak çaste më parë, pjesa e parë e miqësores Skënderbeu-Karabak që po luhet në Antalia.
Skuadra ku aktivizohet Ansi Agolli e ka mbyllur fraksionin e parë në avantazh 1-0. Golin e shënoi Agabala në minutën e 42-të.
Skënderbeu zhvilloi një pjesë të parë shumë pozitive dhe kishte dy raste për shënim, një me Nimagën dhe tjetrën me Latifin, por pa mundur të realizojnë.
HT/ Skënderbeu-Karabak 0-1