Kukësi është mposhtur 1-0 në miqësoren e dytë të luajtur në Antalia.
Në takimin kundër FC Kairat që përfundoi pak çaste më parë, skuadra e drejtuar nga trajneri Gjoka është mundur 1-0.
Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë. Ndërkohë që në pjesën e parë, Pero Pejiç humbi një 11-metërsh duke e dërguar topin në shtyllë.
Pas humbjes ndaj Bashakshehirit, kjo ndaj FC Kairat është disfata e dytë për Kukësin në fazën përgatitore në Antalia.