Tifozët e Partizanit janë të dënuar të qëndrojnë jashtë stadiumeve për shkak të vendimit të marrë nga Komisioni i Apelit. Por, Sponsori teknik i të kuqve, "Joma Albania", ka gëzuar disi tifozerinë duke bërë 30% ulje për disa prej produkteve për të gjithë anëtarët e grupimit "Ultras Guerrils".
Lajmin e kanë bërë të ditur guerrilsat në profilin e tyre zyrtar në "Facebook". "Sponsori teknik i FK Partizani, "Joma Albania" ka vendosur te rezervoje nje ulje per te gjithe antaret e "Ultras Guerrils", ku do te perfitojne ne produktet e caktuara deri ne 30% ulje. Uljen do ta perfitoni ne momentin qe paraqiteni ne dyqan me karten e antaresimit te sezonit aktual. Per me teper kontaktoni Joma Albania Partner Store Tirana. Nje dhurate e vogel per te gjithe anetaret dhe nje arsye me shume per tu antaresuar ne UG."