Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

LAJMI I FUNDIT/ "Panuçi mund të largohet nga drejtimi i Shqipërisë", në ITALI plasin "bombën"

Shkruar nga NEWSPORT

Kristian Panuçi prej disa muajsh është në krye të pankinë së kombëtares shqiptare dhe ka marrë besimin e plotë të ambientit futbollistik në vendin tonë për drejtimin e përfaqësues. Por së fundmi rreth tij kanë filluar që të qarkullojnë zëra se mund të largohet nga drejtimi i kombëtares kuqezi.

Këto zëra dhe thashetheme vijnë përtej Adriatikut dhe më saktësisht nga "La Nouva Ferrara". Gazeta e qytetit të Ferrarës shkruan se Panuçi mund të marrë drejtimin e ekipit të SPAL në Serie A. "Dje, ka dalë në skenë edhe emri i Kristian Panuçit, ish-mbrojtës i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Romës, ish-zëvëndës i Kapelos te Rusia, trajner i Livornos dhe Ternanës dhe aktualisht trajneri i Kombëtares shqiptare, nga e cila mund të shkëputet për të marrë drejtimin e një pankine në Itali", kështu shkruan "La Nouva Ferrara".

 

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu