Etrit Berisha e ka vendosur të mos rikthehet më tek skuadra e Lazios. Lajmin e bën të ditur faqja e specializuar për transferimet e lojtarëve në Itali, “Calciomercato.com. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë e ka vendosur të divorcohet përfundimisht me Lazion dhe të vijoj karrierën e tij tek skuadra e Atalantës, aty ku ka gjetur hapësira në formacion dhe një klimë mjaft pozitive. Sipas mediave italiane në fundin e sezonit Atalanta që e ka marrë huazim Berishën, do të blej kartonin e tij.
Poll