
Sot është mbledhur Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF ka publikuar 14 vendimet që janë marrë ditën e sotme. Ndërkohë në sy bie që këtë javë nuk ka asnjë dënim për asnjërën nga 10 skuadrat e Superiores.
Ja vendimet e marra nga Disiplina:
1.KF “Burreli”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur gurë e sende të forta e duke shkaktuar akte dhune e ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të nenit 64,/1C); 65 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 8 (tete) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
2.KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
3.Lojtari i KF “Erzeni”, Haxhi Kacmoli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, ne baze te nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Lojtari i KF “Sopoti”, për sjellje ofenduese ne shkelje të parimeve të fair-play, në bazë të Nenit 56 të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i KF “ Dinamo”, Julian Brahja për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit duke e goditur me shkelm, në bazë të Nenit 49/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF “Luzi 2008”, Donal Hajdari për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS dënohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Veleciku”,Izmirald Osmani për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i KF “Veleciku” Semir Gjoka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Zyrtari i KF “Veleciku” Besnik Duli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 20 dhe 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke iu ndaluar prania në dhomat e zhveshjes dhe stolin e rezervave.
10.Lojtari i KF “Domosdova” Olsi Beqo për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Flamurtari” U-19, Rinild Mara, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
12Lojtari i KF “Skënderbeu” U-17 , Flavio Demollari për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes me xheste ofenduese, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13.Lojtari i KF “Skenderbeu” U - 19 , Aleksander Koutsousis, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes me xheste ofenduese, në bazë të Nenit 56 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14.Lojtarja e “Tirana As” femra, Valbona Popa dhe lojtarja e “Dajti”femra, Esma Hysaj, per sjellje jo sportive ndaj njera- tjetres, ne baze te nenit 48/1.d) te KDS, denohet secila me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.