
Albi Dosti nuk ka gjetur akordin me Korabin dhe është larguar nga kampi i dibranëve.
Mesfushori ishte pjesë e ekipit të trajnerit Haxhiu në miqësoren e djeshme kundër Erzenit, duke u aktivizuar një pjesë loje.
Newsport.al mëson se, ditën e sotme, palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket kërkes-ofertës financiare.
Dosti u aktivizua në Ligën 2 në Kroaci me ekipin e Sibenik dhe tashmë është kthyer në Shqipëri për të vijuar këtu karrierën e tij futbollistike.
Në të kaluarën, Albi Dosti ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrave të Kukësit dhe Teutës.
Poll