Pas largimeve në masë, ka nisur afrimi i lojtarëve në skuadrën kurbinase. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin 22-vjeçar Bruno Lipi. Ai është rritur në futbollin grek, por në gjashtë muajt e fundi u aktivizua në Shqipëri. Ai do të marrë vendin e Stipe Buljan.
Vlonjati Bruno Lipi është blerja e parë zyrtare e Laçit. Ai ka firmosur zyrtarisht me presidentin Pashk Laska paraditen e sotme. Lojtari mbetet në elitë, ndërsa te Laçi pritet që të ketë të tjera zyrtarizime në ditët në vijim, pasi trajneri Troisi ka seleksionuar lojtarët më të mirë që ka pasur në menaxhim dhe në dispozicion në tre ditët e para të stërvitjes.
Poll