
Dëmtimi i Arbnor Fejzullahit në Kupën e Shqipërisë ka rezultuar më i rëndë se sa pritej. Mbrojtësi i djathtë i të kuqve do të jetë jashtë fushave të blerta për katër muaj. Pas ekzaminimeve ka rezultuar se ai ka këputur ligamentin dhe duhet një ndërhyrje kirurgjikale për t'u rikuperuar.
Newsport.al ka mësuar se lojtari do të udhëtojë drejt Zagrebit, vend në të cilin do të kryejë ndërhyrjen e specializuar. Më pas, atij do t'i duhet një periudhë 4-mujore për t'u rikuperuar. Një goditje e rëndë kjo për ekipin e Partizanit, duke ditur cilësitë dhe kontributin që Fejzullahi ka dhënë për 15-herë kampionët e Shqipërisë.
Poll