
Flamurtari ka arritur të barazojë rezultatin në 1-1 kundër Partizanit, pas një penalltie të ekzekutuar saktë nga Bruno Telushi në minutën e 49-të. Ishte Renato Malota, ai që kap topin me dorë brenda zonës së tij dhe për gjyqtarin Beqiri nuk ka dyshime, por është 11-metërsh dhe karton i verdhë për shtatlartin e të kuqve.
Tashmë shpresat për kuqezinjtë rriten më shumë për të tentuar pse jo edhe fitoren kundër të kuqve. Luhet minuta e 51-të dhe Flamurtari 1 e Partizani 1.
Poll