Flamurtari i mbylli këto 2 faza të Superiores në vendin e 7-të me 17 pikë. Presidenti, Sinan Idrizi u shpreh i pakënaqur nga lojtarët e tij dhe tashmë ka nisur të mendojë për merkaton e dimrit.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare klubi vlonjat bën me dije që drejtuesit po mendojnë për merkaton, megjithatë është vendosur të lëvizet në fshehtësi deri në zyrtarizimin e lojtarëve.
” Ne heshtje dhe pa buje Flamurtari po leviz ne merkato per te plotesuar skudren ne te gjitha repartet. Priten surpriza…”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.