
Donjet Shkodra nuk do të jetë zyrtarisht pjesë e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori nga Kosova përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook ka bërë të ditur prishjen e bashkëpunimit me kuqezinjtë. Shkodra nuk lë pa "thumbuar" edhe FSHF-në, teksa "qan" 6 pikët e hequra nga Disiplina. Sipas tij Flamurtari e ka mbyllur në vendin e katërt, pavarësisht se vlonjatët u renditen në vendin e pestë me 40 pikë.
"Përmes këtij teksti dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët, tifozët dhe qytetarët e Vlorës për mbështetjen dhe përkrahjen në këtë sezon që lamë pas. Përkundër gjithë atyre problemeve që kemi pasur gjatë këtij edicioni, mirëpo në fund të fundit jemi në vendin e katërt në Superligën shqiptare. Ndonjëherë këto lloj zgjedhjesh nuk janë të lehta, por të duhura! Ju falënderoj dhe ndoshta rrugët tona takohen përsëri. Me respekt Donjet Shkodra!", shkruan Donjet Shkodra.
[gallery columns="1" size="full" ids="116438"]