Dje, Skënderbeu luajti takimin e radhës në transfertë ndaj Tiranës, ku barazoi me rezultatin 2-2 në stadiumin "Selman Stërmasi".
Trajneri Ilir Daja nuk e aktivizoi në këtë takim mbrojtësin Tefik Osmani.
Osmani pas përfundimit të takimit ka fluturuar drejt Turqisë për t'u takuar me ish shokun e ekipit i cili tashmë është pjesë e skuadrës turke Boluspor, Renato Arapi.
Osmani dhe Arapi kanë qenë shokë skuadre te Skënderbeu deri në vitin 2016. Ata kanë pozuar sëbashku para disa minutash dhe e kanë shpërndarë foton në rrjetin social "Facebook".
Poll