
Gerti Çarçani nuk do të jetë më drejtuesi i emisionit sportiv "Ora Skaner" në Ora-News. Moderatori i njohur ka hequr dorë përfundimisht nga ky format televiziv, por sigurisht jo nga futbolli. Burime për newsport.al bëjnë me dije që Çarçanit i është ofruar një post i rëndësishëm në FSHF, të cilin e ka pranuar. Ish-moderatori i "Ora-Skaner", nga data 1 janar do të jetë drejtor i marrëdhënieve në FSHF.
Gerti Çarçani u bë i njohur në emisionin "Skaner kampionat" më shumë se një dekadë më parë. Falë punës së palodhshme të tij, ky format televiziv fitoi një audiencë të gjerë në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Paneli i "Ora Skaner" ka pritur mjaft personazhe të njohur nga bota e sportit, duke filluar nga presidentë, lojtarë dhe analistë të njohur sportivë. Tashmë pritet të mësohet me interes se kush do ta drejtojë këtë emision sportiv në Ora News.