
Pas Krishtlindjeve, sot skuadra e Mirel Josës ka zbarkuar në kompleksin "Skënder Halili". Burime për newsport.al bëjnë me dije që është zhvilluar një seancë stërvitore në orën 11:00.
Grupi nuk ka qenë i plotë, pasi shumë prej futbollistëve i janë bashkuar familjeve të tyre për festat e fundvitit, teksa vetëm 12 lojtarë janë stërvitur sot në "Skënder Halili". Të mërkurën do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore për vitin 2016. Më pas bardheblutë e drejtuar nga Josa do të rinisin përgatitjet në datë 5 janar.
Poll