
Shkëndija e Tetovës do të luajë ditën e nesërme me Gent, takim i vlefshëm për fazën play-off të Europa League. Por një ditë para sfidës, tifozët e saj kanë menduar t'i japin kurajo ekipit të zemrës. Burime për newsport.al bëjnë me dije që para hotelit ku janë akomoduar lojtarët e Shkëndijës, Ballistët kanë shkuar për t'i dhënë zemër, teksa brohorasin duke i dhënë kurajo për sfidën e nesërme, e cila do të luhet në orën 20:00 në stadiumin "Filipi II".
Poll